Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale - Bota Sot
Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Futboll

Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:50
Rashford

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie. Por në rrjetet sociale po komentohet edhe festimi i 21 vjeçarit pas shënimit të golit. Pasi tregoi fanellën e United, Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.

Në Twitter, të shumë janë tifozët që pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.

Festimi me shqiponjë u ‘ndërkombëtarizua’ në Botërorin 2018, kur në ndeshjen kundër Serbisë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i festuan golat me këtë simbol. Ata u dënuan nga FIFA për festimin me 10 000 franga zivcerane.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...