Avokati i cili pagoi klauzolën e Neymar, rikthehet në Camp Nou - Bota Sot
Avokati i cili pagoi klauzolën e Neymar, rikthehet në Camp Nou

Futboll

Avokati i cili pagoi klauzolën e Neymar, rikthehet në Camp Nou

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:16
Juan de Dios Crespo

Avokati i Paris Saint-Germain, Juan de Dios Crespo, i cili kishte depozistuar 222 milionë euro për klauzolën e lojtarit në Barcelonë dy vite më parë, është parë të hënën duke hyrë në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është parë po ashtu në të njëjtën kohë duke hyrë në zyret e klubit por është larguar 10 minuta më vonë.

Asnjëra palë nuk kanë bërë ndonjë koment tjetër por Crespo pas takimit ka mohuar që prezenca e tij në Camp Nou ka të bëj me negociatat e klubit për brazilianin.

Crespo është filmuar nga kamerat e LaSexta, që bën programin televiziv “Jugones”, bashkë me skautin e Barcelonës, Arieda Braida.

Sipas informatave të LaSexta, kthimi i Neymar në Barcelonë është më afër se kurrë kurse Philippe Coutinho do të jetë pjesë e marrëveshjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...