Probleme për Lazion: I lëndohen tre yje - Bota Sot
Probleme për Lazion: I lëndohen tre yje

Futboll

Probleme për Lazion: I lëndohen tre yje

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:44
Lazio

Lazio ka lajmëruar sot zyrtarisht për gjendjen e tre lojtarëve yjet të saj, Senad Lulic, Felipe Caiceda dhe Sergej Milinkovic-Savic

Të tre lojtarët janë lënduar gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve parasezonale te Biancocelesti, me lloje të ndryshme të lëndimit.

Fotografimi i Caicedos tregoj se ai ka lëndim në kofshën e majtë. Trajtime specifike do të merren për lojtarin i cili do të monitorohet gjatë javës për të shikuar shkallën e lëndimit dhe sa do të mungojë ai.

Lulic në anën tjetër duket se nuk do të vonojë shumë pasi që ka lënduar ijën e tij të majtë dhe se planifikohet të jetë gati për të luajtur në ditët në vazhdim.

Në fund, Sergej Milinkovic-Savic është duke u kontrolluar dhe analizat e para tregojnë që ai ka lëndim në ijën e tij të djathtë. Mesfushori serb do të trajtohet vazhdimisht nga mjekët dhe ai pritet që të rikthehet në skuadër ditëve në vazhdim.

Klubi romak shpreson që të tre të jenë gati dhe të luajnë në ndeshjen e parë kundër Sampdoria që zhvillohet pas dy jave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...