Skandal te Flamurtari

Futboll

Skandal te Flamurtari

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:36
Skandal te Flamurtari

Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari i Vlorës. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozhani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.

E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të bërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.

Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat