Peter Crouch ka zbuluar mënyrën gjeniale si John Terry i manipulonte gjyqtarët për të mos e ndëshkuar - Bota Sot
Peter Crouch ka zbuluar mënyrën gjeniale si John Terry i manipulonte gjyqtarët për të mos e ndëshkuar

Futboll

Peter Crouch ka zbuluar mënyrën gjeniale si John Terry i manipulonte gjyqtarët për të mos e ndëshkuar

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:22
Peter Crouch

John Terry është një prej mbrojtësve më të mirë të të gjitha kohëve, padyshim. Kushdo që mendon ndryshe, ka pak njohuri për futbollin.

Fansat e Chelseat e admironin ish-kapitenin e “Të Kaltërve” për lidershipin dhe devotshmërinë e tij.

Ai ka fituar me skuadrën londineze pothuajse gjithçka që mund të fitohet – pesë tituj të Premier Leagues, katër tituj FA Cup, tri Kupa të Ligës, një të Champions Leagues dhe një të Europa Leagues.

Mirëpo, puna e tij si qendërmbrojtës nënkupton se ai shpeshherë e ka shëndrruar veten si një njeri të urryer te fansat kundërshtarë.

Në një deklaratë së fundmi, Peter Crouch ka zbuluar se si ish-reprezentuesi anglez manipulonte gjyqtarët për të mos e ndëshkuar gjatë ndeshjeve.

“Kam parë gjatë karrierës si futbollist se si kapitenët futeshin në zhveshtore për të folur me gjyqtarët,” tha ai.

“Për mua, ata gjithmonë ishin vetëm ‘gjyqtarë’. Tani i thërrasin me emra. Të gjithë i thërrasin në emër. Krejt kjo është taktikë.

“Darren Fletcher ishte shumë i mirë në këtë taktikë. Por John Terry ishte i jashtëzakonshëm.

“Ai sillej rrotull gjyqtarit duke i thënë: ‘Ah, Mike, a je mirë? Si e ke familjen?’ Këso gjërash.

“Dhe pastaj gjyqtari do të mendonte dy herë. Nëse ai ndërhynte në minutën e parë, do të ngritej dhe do të thoshte: ‘Më fal, Mike.’ Pastaj gjyqtari do të mendonte dy herë për ta ndëshkuar. Janë gjërat e vogla si këto që ndikojnë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...