Muriç dhe Celina me fitore në Angli

Futboll

Muriç dhe Celina me fitore në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:04
Muriç

Reprezentuesit e Kosovës dolën ballëlart në Championship përkatësisht Ligën e Dytë të Anglisë në futboll.

Portieri Arijanet Muriç bëri paraqitje të mirë për Nottinghamin dhe e mposhtën me 3:0 Birminghamin. Lolley (15'), Grabban (22') e Dawson (65') shënuan për Nottinghamin.

Futbollisti Bersant Celina u paraqit titullar për Swansea e cila si vendas e mposhti me 3:2 Prestonin. Celina bëri lojë shumë të mirë dhe kjo fitore është shumë më rëndësi.

Për Swansean shënuan: Baston (45+4' e 69'), Byers (63') dhe për Prestonin: Rafferty (11') e Johnson (67'-nga penalltia). Swansea është në vend të katër me 7 pikë, tri më shumë se Nottinghamin në pozitën e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat