Paulo Dybala shënon gol të mrekullueshëm

Futboll

Paulo Dybala shënon gol të mrekullueshëm

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:39
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierë pa asnjë dyshim.

Dybala, i cili ishte i lidhur me një largim nga ‘Bardhezinjët’, realizoi një gol të bukur në miqësoren e zhvilluar ndaj Triestinës, skuadër nga Serie C.

Ky ishte edhe testi i fundit i fituar minimalisht për ekipin e Maurizio Sarrit para startit të sezonit të ri.

 

Ndoshta ishte vetëm një miqësore, por ylli argjentinas realizoi një super gol që do mbahet mend gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat