E bujshme: Bayerni në hall, senatori do largimin nga ekipi! - Bota Sot
E bujshme: Bayerni në hall, senatori do largimin nga ekipi!

Futboll

E bujshme: Bayerni në hall, senatori do largimin nga ekipi!

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:24
Renato Sanchez

Bayerni nuk e ka nisur sezonin e ri në mënyrën e duhur dhe pas barazimit 2-2 me Herthën e Berlinit nisën dhe problemet e para. Renato Sanchez doli hapur kundër klubit duke kërkuar largimin, Kimmich i kërkoi llogari trajnerit Niko Kovac për zëvendësimet e vona, ndërsa tani është David Alaba që i habit të gjithë me deklaratën e tij. 

Ai e pranon se kërkon një sfidë të re dhe është gati për t'u larguar nga kampionët e Gjermanisë. Austriaku kërkohet nga shumë klube në Europë, ndërsa Bayern Munchen mund të humbasë një nga senatorët e skuadrës.

"Fokusi im është Bayerni. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ri, pasi unë jam një futbollist që po kërkoj një sfidë të re. Nëse kjo do të ndodhë me Bayernin, apo në ndonjë vend tjetër, nuk mund ta them".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...