Balotelli nënshkruan me Brescian - Bota Sot
Balotelli nënshkruan me Brescian

Futboll

Balotelli nënshkruan me Brescian

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 19:55
Balotelli

Mario Balotelli ka firmosur zyrtarisht “një kontratë shumëvjeçare” me klubin e tij të lindjes Brescia duke ardhur si lojtar i lirë dhe përforcim për ekipin e promovuar këtë sezon në Serie A.

Sulmuesi italian ishte lojtar i lirë dhe kishte oferta të ndryshme nga kampionatet evropiane dhe ai brazilian, por ka vendosur të rikthehet në Serie A te Brescia.

“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht një lojtar i ri i Brescia. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me Rondinelle”.

“Kthimi në Itali, pas tre vjetësh, u mundësua nga vendosmëria dhe entuziazmi i Marios për t’u rikthyer në Brescia, qyteti ku ai u rrit dhe ku që kur ishte fëmijë ai u dallua për aftësitë e tij fizike dhe teknike”.

“Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në selinë e Brescia Calcio, Via Solferino 32, në orën 4:45 pasdite”, thuhet në njoftimin e italianëve.

Balotelli thuhet se do të ketë një pagë bazë prej 1.5 milion euro në vit me shumë bonuse shtesë për gola të shënuar, paraqitje me klubin dhe Italinë dhe një rinovim automatik në rast se Brescia shpëton nga rënia. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...