Vendim i KG-së për ndeshjen e javës së 2-të, FC Prishtina-KF Dukagjini 

Futboll

Vendim i KG-së për ndeshjen e javës së 2-të, FC Prishtina-KF Dukagjini 

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:45
Vendim i KG-së për ndeshjen e javës së 2-të, FC Prishtina-KF Dukagjini 

Komisioni i Garave, në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.08.2019, në selinë e FFK-së, bazuar në gjendjen faktike të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtine mori këtë:

Ndeshja e javës së dytë e IPKO-Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, e përcaktuar për t’u zhvilluar me datë 24.08.2019 shtyhet për datën 25.09.2019.

Arsyetim

Komisioni i Garave duke u bazuar në gjendjen jo të mirë të fushës, përkatësisht renovimit të saj dhe përgatitjes për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, vendosi që ndeshja e javës së dytë ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, të shtyhet për datën 25 shtator, 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat