Sokoli, i emocionuar që fusha në Brestovik u emërua Tahir Vokshi  - Bota Sot
Sokoli, i emocionuar që fusha në Brestovik u emërua Tahir Vokshi 

Futboll

Sokoli, i emocionuar që fusha në Brestovik u emërua Tahir Vokshi 

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:53
Sokoli, i emocionuar që fusha në Brestovik u emërua Tahir Vokshi 

Sokol Vokshi është jashtëzakonisht i emocionuar që fusha në Brestovik u emërua ‘Tahir Vokshi’. Tahiri ka qenë prej futbollistëve dhe trajnerëve më të mirë që ka pasur Peja.

Image

Tahir Vokshi

Tahiri, një emër i madh i futbollit dhe që lojërat dhe veprat e tij kurrë nuk do të vdesin.

“Sa të lumtur jemi kur mundi veprat dhe dëshira e madhe që pate për futbollin u shpërblye në emërtimin e stadiumit në Brestovik me emrin Tahir Vokshi, krenar për ty dhe veprat e mira që i ke lanë pas.

Ne si familje falënderojmë shumë, kryetarin e Komunës sonë, i cili na përkrahu shumë si dhe te gjithë asamblistët po ashtu dhe secilin qytetar të qytetit tonë për emërtimin e stadiumit në emrin e madh te legjendës se futbollit kosovar e shqiptar, Tahir Vokshi” – kështu ka shkruar Sokoli, djali i Tahir Vokshit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...