Lamtumirë Bayern

Futboll

Lamtumirë Bayern

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:55
Lamtumirë Bayern

Renato Sanches i dha lamtumirën përfundimtare Bayernit të Mynihut, pas 3 vitesh ku nuk arriti të lërë shenjë dhe t’i bindë gjermanët për t’i garantuar një vend në formacion, ndonëse u ble me shumë bujë verën e 2016-ës.

Mesfushori portugez u transferua te francezët e Lille, të cilët dhanë lajmin mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, ndërsa për momentin thuhet se Sanchez ka nënshkruar për 4 vite me skuadrën e re, por nuk janë bërë të ditura detajet e operacionit.

Renato Sanchez luajti 35 ndeshje me fanellën e Bayernit gjatë këtyre sezoneve, duke shënuar edhe një gol, por asnjëherë nuk u shndërrua në një titullar.

Sezonin 2017-2018, portugezi e kaloi në huazim te Swansea në Premier League, ku koleksionoi 12 paraqitje, por sërish pa lënë gjurmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat