Spektakël në Norwich, fitorja e parë e Chelseat!

Futboll

Spektakël në Norwich, fitorja e parë e Chelseat!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:20
Spektakël në Norwich, fitorja e parë e Chelseat!

Spektakël në stadiumin “Carrow Road” në Norwich, pesë gola të shënuar dhe fitorja e parë e Chelseat që ka për trajner Frank Lampardin. Chelsea triumfoi me rezultat 3:2 në duel me Norwich-in.

Vetëm në pjesën e parë u shënuan katër gola dhe secili nga veprimet e rrjedhshme e të shpejta, sidomos duhet përmendur golin e fundit  te Tammy Abraham nga rreth 20 metra kur topi përtokë futet në rrjetë dhe i siguroi fitoren e madhe të kaltërve me rezultat 2:3.

Tammy Abraham ka qenë prej më të mirëve me dy gola të shënuar në minutën e 3-të e të 68-të, ndërsa Mason Mount realizoi në atë të 17-tën. Për vendasit shënuan Todd Cantwell (6’) e Teemu Pukki (30’).

Norwich zhgënjeu tifozët e vet, ndërsa Chelsea pas një humbje e një barazimit shijoi gëzimin e parë dhe në udhëtim, apo është fitorja e parë për Lampardin si trajner i ri i kësaj skuadre.

Chelsea është në vend të dhjetë me 4 pikë, një më shumë se Norwich tri pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat