Napoli nis misionin “titull”, spektakël në “Artemio Franchi” për tri pikët e para

Futboll

Napoli nis misionin “titull”, spektakël në “Artemio Franchi” për tri pikët e para

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Napoli ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Djelmoshat e Ancelottit kishin një ndeshje të vështirë përballë Fiorentinës së përforcuar, por që në fund i’a arritën qëllimit.

Arkëtuan tri pikët e para dhe kështu të jenë në hap me Juventusin qysh në start të edicionit.

Insigne dy herë, Callejon e Mertens nga një herë, mjaftuan që nënkampionët aktual të korrin fitore, përkundër tre golave të pësuar nga “violat”, për të cilën shënuan, Pulgar, Milankovic e Kevin Prince Boateng.

Javën e ardhshme, Napoli do ta zhvillojë derbin e javës kundër Juventusit në “Allianz”, derisa skuadra e Montellas udhëton drejt Genoas, për t’u përballur me skuadrën me po të njëjtin emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat