E kryer, Inter do të realizojë një tjetër super goditje në merkato

Futboll

E kryer, Inter do të realizojë një tjetër super goditje në merkato

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:03
Conte

Inter është gati të realizojë një tjetër blerje të bujshme në merkato.

Pas Romelu Lukaku-t, në fakt, zikaltrit kanë arritur praktikisht marrëveshjen me Manchester United për Alexis Sanchez. Të hënën duhet të jetë dita e zyrtarizimit, sipas ITASportPress.it.

Kiliani duhet të transferohet në Milano me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes të fiksuar në 15 milionë euro, ndërsa për lojtarin është gati një rrogë prej 4,5 milionë eurosh në sezon.  

Kjo blerje do të përforconte akoma më shumë sulmin e ekipit të Antonio Conte-s, i cili është i vendosur të thyejë hegjemoninë e Juventus-it në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat