Shënoi het-trik, Lewandowski ka një lajm të madh për tifozët - Bota Sot
Shënoi het-trik, Lewandowski ka një lajm të madh për tifozët

Futboll

Shënoi het-trik, Lewandowski ka një lajm të madh për tifozët

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 09:32
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski thotë se bisedimet për një zgjatje të kontratës me Bayern Munich janë të kryera “95 përqind”.   

Sulmuesi polak shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij 3-0 ndaj Schalkes në udhëtim, duke shënuar të tre golat.

Kishte arsye të tjera që tifozët të festojnë edhe pas ndeshjes, me Lewandowskin – i cili ka kontratë deri në vitin 2021 – konfirmoi se është afër rinovimit edhe për dy vite të tjera.

Kur u pyet nëse marrëveshja ishte 99 përqind drejt finalizimit, Lewandowski i tha Sky: “Jo akoma, mbase 95 përqind”.

“Unë gjithmonë mund të luaj më mirë dhe kam potencial të përmirësohem çdo sezon”, shtoi ai.

“Mund të bëj diçka të veçantë në çdo sezon, por përpiqem të ndihmoj ekipin. Pavarësisht se me kë luaj kundër, gjithmonë përpiqem të shënoj gola”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...