Formacioni zyrtar: Conte zbardh 11-shen që starton ndaj Lecce!

Futboll

Formacioni zyrtar: Conte zbardh 11-shen që starton ndaj Lecce!

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:56
Antonio Conte

Në 20:45 Inter zbret në “San Siro” para 65 mijë tifozëve, për ndeshjen e parë të këtij sezoni në Serie A, atë ndaj Lecce.

Antonio Conte ka zbardhur formacionin që do të hedhë nga minuta e parë. Ashtu siç ishte paralajmëruar Lautaro-Lukaku e nisin në sulm, të mbështetur në mesfushë nga Vecino, Brozovic dhe Sensi. Në krah rikthehet të luajë Candreva dhe Asamoh. Mbrojtja pa surpriza: D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar.

Vlen të përmenden mungesa e Nicolo Barella, i cili u ble për rreth 50 milionë euro, por nuk ka luajtur rregullisht as në ndeshjet e turneut veror.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat