Kuvendi Komunal i Mitrovicës ndihmon KFF Mitrovicën

Futboll

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ndihmon KFF Mitrovicën

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:16
Kuvendi Komunal i Mitrovicës ndihmon KFF Mitrovicën

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Komunale të Mitrovicës, me propozim të Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit përkatësisht drejtorit Tafil Peci, në rend dite ishte mbështetja për rezultatet e deritashme dhe inkurajimi për suksese në të ardhmen të vashave mitrovicase nga KFF “Mitrovica”.

Pas debatit dhe mbështetjes unanime nga asambleistët është miratuar propozimi që vashave mitrovicase që kanë shënuar rezultat dhe sukses historik në garat kualifikuese duke mundur skuadrat nga Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi, duke u renditur në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane të mbështeten me 5 mijë euro.

U potencuar se këtij kolektivi sportiv që zbardhi faqen jo vetëm Mitrovicës por edhe Kosovës i duhen mjete për ndeshjen e ardhshme shumë të vështirë ndaj kampioneve gjermane Wolsburg, që zhvillohen përkatësisht me 11 dhe 25 shtator.

Kuvendi Komunal shpreh bindjen se vashat kampione të Kosovës – KFF “Mitrovica” nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Seid Onbashi, do vazhdojnë të na gëzojnë edhe në ballafaqimet e ardhshme, ndonëse do kenë shumë punë të vështirë me gjermanet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat