Bayerni për fitore ndaj Mainzit

Futboll

Bayerni për fitore ndaj Mainzit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 14:00
Bayerni për fitore

Bayerni do të ndeshet për javën e tretë të Bundesligës me skuadrën e Mainzit sot në “Allianz Arena”. Trajneri i skuadrës kampione ka qenë prezent në konferencën për shtyp e mbajtur ditën e djeshme në ambientet e klubit.

"Rezultatet e fundit nuk kanë treguar forcën reale të Mainzit. Nëse sheh dy ndeshjet e fundit, ndaj Fraiburgut dhe Gladbahut, ata edhe pse kanë humbur kanë luajtur mirë.

Ne nuk duhet të mendojmë që ata janë në vendin e fundit të tabelës.

Nëse do të nënvlerësonim për një sekondë atëherë nuk do ta kemi të lehtë. Lojtarët duhet të jenë të përqendruar, pres një ndeshje të fortë", tha Niko Kovaç, trajner i Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat