Xhaka: Një gabim, por nuk do të dorëzohem

Futboll

Xhaka: Një gabim, por nuk do të dorëzohem

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:05
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka i ka dërguar një mesazh fansave të Arsenalit, pasi bëri penallti në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Xhaka faulloi Heung-min Son në zonën e 11-metërshit, gjë që i dha mundësi sulmuesit, Harry Kane të shënoi nga penalltia për t’i ndryshuar shifrat në 2-0.

“Topçinjtë”, luajtën mirë dhe arritën ta rikthejnë rezultatin në 2-2.

Xhaka ka falënderuar fansat për përkrahjen dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet.

“Faleminderit për përkrahjen e madhe në “Emirates”. Kemi treguar karakter të fortë dhe ju na keni ndihmuar për t’u rikthyer në lojë. Për penalltinë që bëra, jam i mërzitur, por nuk do të dorëzohem”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat