Rrogat e futbollistëve të Superligës po rriten, ky është lojtari që merr 50 mijë euro pagë vjetore

Futboll

Rrogat e futbollistëve të Superligës po rriten, ky është lojtari që merr 50 mijë euro pagë vjetore

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:59
Ilustrim

Viteve të fundit, Superliga e Kosovës po joshë futbollistët e huaj që vijnë nga rajoni.

Në krahasim me kohën para pranimit në UEFA, pagat tani janë disa fish më të larta.

Është pikërisht ky faktor që po ndikon në ardhjen e lojtarëve. Skuadra e Gjilanit në afatin kalimtar të verës ka transferuar hiç më pak se 16 futbollistë.

Sipas burimeve të mediave sivjet klubi thyen rekord sa i përket pagave. Sulmuesi Tomislav Bushiq paguhet 4 mijë euro në muaj dhe afro 50 mijë euro në vit.

Ndërsa Gerhard Progni paguhet 3 mijë euro në muaj. Edhe në klubet tjera ka çdo vit ka rritje të pagave.

Megjithatë duhet theksuar që ekziston dallim goxha i madh me pagat e futbollistëve kosovarë me ata të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat