Bushi zihet ngushtë nga dëmtimet, ndryshon listën para Francës

Futboll

Bushi zihet ngushtë nga dëmtimet, ndryshon listën para Francës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:09
Alban Bushi

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, është detyruar të ndryshojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit. Numri një i stolit ka grumbulluar Emir Sahitin e Hajduk Splitit, duke zëvendësuar Lindon Selahin. 

Ky i fundit u dëmtua dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Francës në transfertë, por dhe për sfidën ndaj Austrisë në Elbasan. Sfida e parë ndaj Francës në Aims do të jetë miqësore, ndërsa e dyta ndaj Austrisë më 9 shtator që do të luhet në stadiumin "Niko Dovana" vlen për eliminatoret e kampionatit europian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat