Marchisio arrin marrëveshje me Monacon

Futboll

Marchisio arrin marrëveshje me Monacon

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:33
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio është larguar këtë verë nga Zenit St Petersburg si lojtar i lirë.

Mesfushori italian kishte ndërprerë kontratën me klubin rus dhe kishte mbetur i lirë duke kërkuar skuadër.

Edhe pse kishte interesim nga disa klube italiane, Marchisio deklaroi ditë më parë se nuk preferon rikthimin në Itali.

Tani mediat italiane kanë raportuar se italiani ka arritur marrëveshje me gjigantin francez Monaco.

Marchisio do të nënshkruaj një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

33-vjeçari do ta vesh fanellën e katërt në karrierë, pasi më parë ka qenë te Juventusi, Zeniti dhe për një vit ishte i huazuar te Empoli.

Gjatë ditëve të ardhshme, Monaco pritet ta zyrtarizojë afrimin e Marchisios. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat