Kane pas fitores ndaj Bullgarisë: Duhet të jemi më të mirë kundër Kosovës, do të jetë e vështirë

Futboll

Kane pas fitores ndaj Bullgarisë: Duhet të jemi më të mirë kundër Kosovës, do të jetë e vështirë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:25
Harry Kane

Harry Kane ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me kombëtaren e Bullgarisë.

Kane ka komentuar fitoren spektakolare kundër Bullgarisë, por ka ndalur vëmendjen edhe tek Kombëtarja e Kosovës, me të cilën luajnë të martën.

“Duhet të bëjmë presing më mirë. Do të jetë e vështirë, por ndihemi mirë” ka thënë Kane, i pyetur për ndeshjen kundër Kosovës, raporton ‘BBC’.

“Shpresojmë se mund të vazhdojmë sikur sot, dhe të marrim tjetër rezultat pozitiv” ka thënë tutje anglezi.

Kosova do të ketë udhëtimin më të vështirë në grup gjatë së martës, drejt ëndrrës për Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat