Flasin kuqezinjtë: Ta harrojmë Francën, tani kemi Islandën

Futboll

Flasin kuqezinjtë: Ta harrojmë Francën, tani kemi Islandën

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:18
Flasin kuqezinjtë

Keidi Bare ishte pa dyshim nota më pozitive e Shqipërisë në sfidën e humbur në “Stade de France”. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, mesfushori i Malagas deklaroi se përtej humbjes, dha gjithçka në fushë:

“Çdo lojtar shqiptar do të donte të luante ndaj Francës. Ishte një rezultat negativ, por mbi të gjitha dola nga fusha duke i dhënë të gjitha ç’kisha. I surprizuar si titullar? Po, sepse gjatë javës nuk isha në formacion, por sot trajneri më tha se do të jem. Jam gati gjithmonë. Ata kishin gjithë lojës kontrollin dhe kjo ishte vështirësi. Futeshin nga brenda dhe nga jashtë dhe na bënë shumë vështirësi në mbrojtje.

Roshi: “Kemi bërë një ndeshje jo të mirë, e pranoj që me 2 gabimet e mia pësuam 2 gola. Të gjithë çunat bënë maksimumin. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kundër Islandës. Ta harrojmë Francën. Pozicioni? Gjithmonë mua më keni parë në sulm, por sot luajta në mbrojte, për shkak të sistemit. Është e vështirë të luash kundër Francës në atë pozicion. Të marrim një rezultat sa më të mirë kundër Islandës dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje”,

Mavraj: Franca sot ishte shumë e fortë, kishte shumë cilësi. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju. Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse të mos i kërkojmë të drejtat tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat