Lojtarët e Kosovës nisen drejt Anglisë, qëllimi mbetet një rezultat pozitiv - Bota Sot
Lojtarët e Kosovës nisen drejt Anglisë, qëllimi mbetet një rezultat pozitiv

Futboll

Lojtarët e Kosovës nisen drejt Anglisë, qëllimi mbetet një rezultat pozitiv

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:36
Lojtarët e Kosovës nisen drejt Anglisë, qëllimi mbetet një rezultat pozitiv

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Anglisë nga aeroporti ‘Adem Jashari’, për ta zhvilluar ndeshjen e nesërme kundër ‘Tre Luanëve’.   

Kosova dhe Anglia takohen nesër në mbrëmje me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e Southampton.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2020, ku ‘Dardanët’ pas fitores ndaj Çekisë kanë gjasa  të mëdha.

Kosova dhe Anglia mbetet dy ekipet e vetme që nuk janë mposhtur në grupin A, me ekipin e Southgate që ka bilanc të qindtë për qind pas tre ndeshjeve, kurse skuadra e Challandes tubon 8 pikë.

Qëllimi i vetëm i tanëve mbetet rezultati pozitiv, por pavarësisht se çfarë do të ndodhë – ne ende mund të jemi në Euro 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...