“Barcelona mbetet Barcelona, nuk iki që këtu”

Futboll

“Barcelona mbetet Barcelona, nuk iki që këtu”

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 06:26
Mbrojtësi francez Samuel Umtiti

Në një intervistë për “Canal +”, mbrojtësi francez Samuel Umtiti ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka hedhur poshtë zërat se ka qenë pjesë e marrëveshjes që skuadra e Barcelonës bëri me PSG-në, për të rikthyer në “Camp Nou” sulmuesin Neymar.

“Nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë. Më vjen keq, pasi mora mesazhe edhe nga miqtë e mi. për Barcelona mbetet Barcelona, nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër”, tha Umtiti. Mbrojtësi 25-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën katalanase.

Mbrojtësi i ka bërë me dije menaxherit të tij që të refuzojë çdo ofertë në adresë të tij edhe gjatë janarit apo verën e ardhshme. “Objektivi im kur isha fëmijë ishte që të luaja me Barcelonën. Kam ardhur këtu për të fituar dhe qëndruar gjatë”, tha Umtiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat