Suada: Nuk është turp me humb prej më të mirit të Europës

Futboll

Suada: Nuk është turp me humb prej më të mirit të Europës

Nga: K. G. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 12:17
Suada: Nuk është turp me humb prej më të mirit të Europës

Futbollistja më përvojë, Suada Jashari, anëtare e kampiones së Kosovës, Mitrovica, shkruan se nuk është turp të humbësh nga kampionia e Gjermanisë.

Mitrovica pësoi humbje me 10:0 nga Wolfsburgu, në ndeshjen e parë të 1/16-së së kualifikueseve për Champions League. 
Nuk është turp me humb prej më t'mirit të Europës.

Ne akoma jemi ekip i ri për mos me humb në këtë kompeticion. Është Wolfsburgu, 5 herë kampion i Gjermanisë, 5 herë fitues i kupës së Gjermanisë, është ekip që e ka fituar dy herë Champions League e 2 herë u kanë finalist i kësaj gare.

Ne jemi në 32 ekipet më të mira të Europës dhe për momentin është arritje e madhe. Asnjë rezultat nuk e thyen këtë ekip e nuk na zhgenjën, përkundrazi është shtysë për me punu më shumë. Faleminderit atyre që na mbështesin”, shkruan Suada Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat