Paratici konfirmon lamtumirën e sulmuesit: Do të ikë në Katar

Futboll

Paratici konfirmon lamtumirën e sulmuesit: Do të ikë në Katar

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:13
Fabio Paratici

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar zërat se sulmuesi kroat Mario Mandzukic do të largohet nga bardhezinjtë. Madje që në shtator. “Me Mario nuk kemi patur kurrë probleme, as sezonin e kaluar dhe as tani”, tha Paratici.

“Mario ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne, një kampion i madh. Tani ai ka një mundësi të madhe për të shkuar në Katar, ku ka ardhur një ofertë e mirë. Pasi biseduam me të dhe trajnerin vendosëm që të mos grumbullohej për ndeshjen ndaj Fiorentinës”, tha Paratici.

Deklaratë kjo që konfirmon zërat se Mario Mandzukic do të largohet nga Juventusi dhe se numërimi mbrapsht për të ka nisur. Për kroatin nuk ka më vend te Juventusi, ku janë edhe Ronaldo, Higuain e Dybala. Për pasojë, Katari do të jetë destinacioni i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat