Dortmundi fiton derbin gjerman - Bota Sot
Dortmundi fiton derbin gjerman

Futboll

Dortmundi fiton derbin gjerman

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:20
Dortmundi fiton derbin gjerman

Skuadra e Dortmundit tregoi lojë të mirë dhe e fiton derbin gjerman. Ata para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 4:0 Bayer Leverkusenin, në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Në minutën e 28-të, Paco Alcacer nga afërsia me një goditje të fortë shënon për rezultatin 1:0.

Ndërkaq, Marco Reus me gjeturinë e tij thellon epërsinë në 2:0 pikërisht në minutën e 51-të.  
Raphael Guerreiro me mjeshtri shënon për 3:0 në minutën e 84-të. Në fund të takimit, verdhezinjtë thellojnë fitoren në 4:0 falë golit të Reus, që ishte i dyti personal i tij. 

Dortmundi është në vend të dytë me 9 pikë apo me 3 fitore e 1 humbje, kurse Leverkuseni i pesti me 7 sosh. Është humbja e parë për Leverkusenin pas dy fitoreve e një barazimit në Bundesliga I.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...