Fitorja e parë e Vushtrrisë, zhgënjen Ferizaj 

Futboll

Fitorja e parë e Vushtrrisë, zhgënjen Ferizaj 

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:55
Fitorja e parë e Vushtrrisë, zhgënjen Ferizaj 

Skuadra e Vushtrrisë shijon fitoren e parë pas katër jave në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Ferizaj pësoi humbjen e tretë rresht dhe po shkon drejt fundit të renditjes.

Vushtrria si mysafir triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt. Golin e vetëm e shënoi De Souza (35’).

Ferizaj nuk po e gjen veten pas triumfit në javën e parë në Gjilan kur e kishte mundur me 1:0 Dritën, ndërsa vushtrriasit pas një serie të keqe të rezultateve e gjejnë fitoren e parë dhe përmirësojnë renditjen.

Në fund të takimit ferizajasit gati sa barazuan por shtylla e shpëtoi portën mysafire. Ferizajasit patën disa mundësi por të pafat që të ndalin një pikë.

Ferizaj është në vend të dhjetë me 3 pikë dhe Vushtrria është një pozitë më lartë me katër sosh.

IPKO Superliga
Ballkani-Trepça ’89    3:2    
Prishtina-Llapi    0:1
Drita-Feronikeli    1:0
Drenica-Gjilani        0:2
Flamurtari-Dukagjini    2:0
Ferizaj-Vushtrria    0:1

Tabela
1. Drita    4    3    0    1    9
2. Gjilani    4    3    0    1    9
3. Ballkani    4    2    2    0    8
4. Llapi    4    2    1    1    7
5. Flamurtari    4    2    1    1    7
6. Feronikeli    4    2    0    2    6
7. Trepça ’89    4    1    2    1    5
8. Drenica    4    1    1    2    4
9. Vushtrria    4    1    1    2    4
10. Ferizaj    4    1    0    3    3
11. Prishtina    3    0    1    2    1
12. Dukagjini    3    0    1    2    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat