Përmbysja e çmendur nga 3-1 në 3-4, ish-sulmuesi i Interit: Meritë e telefonit, ja si ndodhi!

Futboll

Përmbysja e çmendur nga 3-1 në 3-4, ish-sulmuesi i Interit: Meritë e telefonit, ja si ndodhi!

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Kemi parë shpesh përmbysje të mëdha, që këto kohët e fundit janë kthyer si "rutinë", pasi ndeshja përfundon kur arbitri vërshëllen tri herë... Kështu, Brescia po fitonte 3-1 ndaj Bolognas në pjesën e parë në sfidën e luajtur në "Rigamonti", por në 45' e dyta, miqtë kanë treguar një tjetër fytyrë dhe shënuan tri gola duke marrë 3 pikë të çmendura...

Sekreti? Sipas sulmuesit Palacio, që dikur ka veshur edhe fanellën e Interit, është Sinisa Mihajlovic. "Sapo mbaroi pjesa e parë, na mori në telefon dhe e dëgjuam diskutimin e tij me "vivavoce", teksa bërtiste. Edhe pse 200 km larg, na dha këtë motivim të madh!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat