Zbulohet motivi i lamtumirës nga Kombëtarja, ja ku po shkon Basha - Bota Sot
Zbulohet motivi i lamtumirës nga Kombëtarja, ja ku po shkon Basha

Futboll

Zbulohet motivi i lamtumirës nga Kombëtarja, ja ku po shkon Basha

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:57
Migjen Basha

Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga Kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.

Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi pirshjen me konsensus të marrëveshjes duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.

Fillimisht u aludua për një kalim të mundshëm te Tirana por ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë pasi e ardhmja e Bashës do të jetë në një tjetër kontinent.

Sipas mediave të huaja ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin austrialian aty ku ka lënë gjurmë një tjetër futbollist shqiptar pikërisht Besart Berisha i cili për momentin është gjithashtu lojtar i lirë si Basha dhe është në kërkim të një skuadre të re në Australi, transmeton “SS”.

Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinet të largët si Australia ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjenin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...