Beckham siguron yllin e Man City-t për Interin e tij - Bota Sot
Beckham siguron yllin e Man City-t për Interin e tij

Futboll

Beckham siguron yllin e Man City-t për Interin e tij

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:30
David Silva

David Silva do të jetë fytyra e Inter Miami-t, skuadrës së David Beckham. Mesfushori i Manchester City-t pritet t’i bashkohet klubit të MLS verën e ardhshme.

Silva ka pranuar rinovimin njëvjeçar të kontratës, por tha se do të ishte sezoni i fundit në Etihad. Ai ka insistuar se nuk do t’i bashkohej asnjë ekipi tjetër në Premier League dhe e ka tërhequr ideja e kalimit në Amerikë, ku do të jetë në qendër të projektit të ri.

Beckham është bashkëpronari i Inter Miami-t dhe ka bërë çmos ta sigurojë spanjollin, i cili do të ishte i përsosur për klubin e tij.

MLS nis në mars, kështu që Silva do të shkojë tre muaj pasi të ketë nisur sezoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat