Opsion është edhe Australia

Futboll

Opsion është edhe Australia

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:56
Opsion është edhe Australia

Rangers do të nxjerrë në shitje Eros Grezdën. Si mos mjaftonin dëmtimet e shumta por dhe rendimenti i dobët i shfaqur në një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj të rinjve të Liverpooolit, por edhe rasti i fundi ku shqiptari pështyu shkokun e skuadrës ka bërë që klubi madh skoces t’i tregojë derën.

Madje ështe ish-legjenda Steven Gerrard i cili deklaroi se Grezda nuk ka me vend në skuadër.

Por për tu larguar nga Rangers ai ka opsione të limituara në këtë afat kalitmar pasi në Europë merkato është mbyllur.

Ndërkohë "TBR Football" raporton se një nga opsionet është Katari. Klubet e këtij vendi kanë të drejtë të përforcohen deri më 30 shtator.

Kampioni Al-Sadd dhe dy ekipet e tjera Al-Rayyan dhe Al-Duhail mund të transferojnë edhe ndonjë lojtar të huaj.

Ndërsa tjetër opsion është edhe Australia.

Afati kalimtar për A-League mbyllet më 15 tetor dhe Rangers mund ta shesë Gredën në ndonjë prej ekipeve të kësaj lige.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat