Mustafi: Më vjen keq...

Futboll

Mustafi: Më vjen keq...

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:57
Mustafi: Më vjen keq...

Shkodran Mustafi nuk është titullar te Arsenali këtë sezon, pasi Unai Emeri preferon dyshen David Luiz-Sokratis Papastadopulos në qendër të mbrojtjes.

Për shkak të paraqitjeve jo të mira në sezonin e kaluar, mbrojtësi shqiptar ka humbur edhe simpatinë e tifozëve të cilët kanë shfaqur pakënaqësi në drejtim të tij dhe, gjatë gjithë verës kërkonin që ai të largohej nga ekipi i tyre.

Megjithatë Mustafi ka pasur minutat e tij në këtë fillim sezon, teksa është aktivizuar në ndeshjen kundër Aintraht Frankfurtit  në Ligën e Europës, të cilën Arsenali e fitoi me rezultatin 0-3, gjithashtu u aktivizua edhe në ndeshjen që “Topçinjtë” e fituan me rezultatin 5-0 kundër Notingham Forest në Kupën Karabao.

Ajo që bie në sy është se në të dyja ndeshjet që 27-vjeçari është aktivizuar, Arsenali nuk ka pësuar asnjë gol. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve teksa njëri nga tifozët ka shkruajtur në “Twitter”: “E urrej ta them, por Mustafi ka luajtur në dy ndeshje, ku kemi mbajtur portën e paprekur.”, shkruan tifozi.

Por një përgjigje epike e ka marrë vetë nga lojtari i cili i shkruan : “Më vjen keq që kemi mbajtur dy herë portën e paprekur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat