Kritikat e shumta nga tifozët - Bota Sot
Kritikat e shumta nga tifozët

Futboll

Kritikat e shumta nga tifozët

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:28
Kritikat e shumta nga tifozët

Tibo Kurtua nuk do të luajë ndeshjen e sotme kundër Granadës. Ditën e djeshme ai nuk është stërvitur me skuadrën dhe nga klubi bëjnë me dije se ai ka probleme fizike.

Në fakt, mediat raportojnë se po kalon një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të kritikave të shumta nga tifozët dhe ndeshjeve jo të mira që ka bërë me fanellën madrilene. Nga 11 golat e pësuar, 10 prej tyre kanë qenë në zonë dhe kjo do të thotë se faji i Kurtuasë nuk është shumë i madh.

Ai e pranon se në Madrid ka gjithmonë shumë presion. “Sigurisht që ndiej presion, por do të përmirësohem dhe do të punoj. Nëse do të jesh portieri i Realit, duhet të jetosh me presionin”, thotë Kurtua. Për t’i ardhur në ndihmë, Belgjika ka vendosur ta grumbullojë për dy ndeshjet eliminatore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...