Tottenham as në tokë as në qiell, pësoi fiasko

Futboll

Tottenham as në tokë as në qiell, pësoi fiasko

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:23
Tottenham as në tokë as nëm qiell, pësoi fiasko

Skuadra e Tottenhamit pas humbjes turpëruese në Champions League me rezultat 7:2 në Londër nga Bayern Munihu, sot pësoi edhe një fiasko, por kësaj herë në udhëtim me 3:0 nga Brighton dhe në kuadër të javës së tetë të Premier League në futboll. 

Brighton bëri lojë të madhe dhe arritën tri pikë me peshë të madhe. 

Golat i realizuan Maupay (3'), Connolly (32' e 65'). Tottenham është në vend të gjashtë me 11 pikë, ka dy më shumë se Brighton që pozicionohet i 12-ti. 

Tottenham është as në tokë dhe as në qiell, ku vërehet se kanë krizë të lojës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat