Futbollisti shqiptar u gjet në gjumë i vdekur

Futboll

Futbollisti shqiptar u gjet në gjumë i vdekur

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:09
Aldi Cala

Një 24 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Aldi Cala është gjetur i vdekur në dhomën e tij të gjumit e për momentin mendohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale, shkruan oranews.

Aldi Cala, i lindur në Kavajë,  jetonte prej shumë vitesh së bashku me familjen, në qytezën Pontetetto në provincën e Lucca-s.

Ishte mjaft i njohur në territorin e kësaj zone, pasi ka qënë një nga talentet sportive të futbollit në sektorin e të rinjve në klubin lokal Folgor Marlia.

Një natë para tragjedisë, (e shtunë datë 5 tetor 2019) Aldi Cala. kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij.

Në banesë ishte kthyer natën vonë e prindërit duke menduar se po flinte e kanë lënë të pushojë deri pas dreke.

Por kur kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar kanë zbuluar fatin e keq.

Me gjithë ndërhyrjen e urgjencës spitalore, 24 vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë.

Prokurori që po heton mbi zbardhjen e motivit të kësaj vdekje, ka vendosur të mos kryejë autopsinë e trupit, i cili nuk ka asnjë shenjë dhune e ngjarja nuk sjell asnjë dyshim për të menduar për shkaqe të tjera.

Do të mjaftojë një analizë e jashtme e trupit, e cila do të zyrtarizoj motivin e vdekjes.

Më 19 shkurt, Aldi Cala, do të mbushte 25 vjeç. Aldi përshkruhet nga miqtë e tij shqiptarë e italianë si një djalë plot energji e dashuri për jetën e miqësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat