Ferizaj më në fund publikon letrën e investitorëve nga Anglia, ja çfarë shkruajnë

Futboll

Ferizaj më në fund publikon letrën e investitorëve nga Anglia, ja çfarë shkruajnë

Nga: K. G. Më: 12 tetor 2019 Në ora: 10:32
Letra në gjuhën angleze

Klubi i futbollit Ferizaj është në krizë të thellë, të cilën e kanë konfirmuar edhe vetë në faqen e facebookut, ku shkruan: “Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t'i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhojn vetem premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja - bojkoti nga futbollistët.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vitë. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shikohet se çfarë do të ndodhë”. Por mbrëmë në orët e vona KF Ferizaj ka publikuar letrën, duke treguar se çfarë shkruajnë  investitorët anglez, e udhëhequr nga Brian Deane. Letrën e botojmë pa ndërhyrje. Sigurisht kjo letër u shkrua dje.
“Me 7 Korrik 2019 ne jemi pajtuar të marrim 51% të pronësisë së KF Ferizaj, nje klub futbolli I cili ishte në rrezik financiar por suportuesit dhe lojtaret e te cilit ishin besnik. Ne ju kemi dhënë garanci të ndryshme për klubin dhe të ardhmen e tij të ndritshme.Ne gjithashtu dhame siguri që të siguroheshin tokat në të cilat mund të ndërtonim objekte trajnimi, një stadium të ri dhe gjëra të tjera nga të cilat do të përfitonin klubi dhe komuna e Ferizajt. Ne vazhdojmë të shpresojmë se këto premtime do të përmbushen.

Sa për klubin, ne jemi përpjekur ta mbështesim atë dhe ata që kanë punuar shumë për shumë vite në të. Ne vërtet po përpiqemi të sjellim pasurinë e përvojës sonë në operimet e klubit. Sidoqoftë, edhe çështjet më bazike administrative janë vonuar përtej të gjitha kufijve të arsyeshëm. Për shembull, u deshën 14 javë që kur nënshkruam dokumentet e inkorporimit të klubit që një llogari bankare të hapet përfundimisht në emër të klubit. Për më tepër, ne kemi 4 lojtarë Ganezë në vend që 8 javë dhe për shkak të dështimeve të ndryshme administrative, ata nuk janë lejuar as të luajnë akoma.
Ne kemi pasur disa problem me transferimin ndërkombëtar të paravenë Kosovë, por po punojmë shumë për ta zgjidhur këtë problem. Ne kemi paratë që presin në një llogari të ndarë dhe ia kemi treguar këto menaxhmentit të klubit. Nëse lojtarët e klubit nuk janë paguar, kjo është e papranueshme dhe sinqerisht qesharake. Lojtarët duhet të paguhen dhe ata që janë përgjegjës për drejtimin administrativ të klubit duhet të punojnë me ne për të përmirësuar rezultatet dhe për të ndërtuar unitet dhe themele të reja të forta për të ardhmen e klubit.
Ne kemi një ekip jashtëzakonisht me përvojë dhe motiv, të gatshëm për të udhëtuar në Kosovë dhe për të paraqitur një plan kredibil për ta shndërruar këtë klub në një të tillë të aftë për të garuar në nivelin më të lartë në Kosovë. Duke pasur parasysh sa vonë kemi hyrë në këtë, disa ditë para afatit të fundit për transfer, prioriteti jonë këtë sezon është të mbetemi në super ligë. Për këtë arsye, detyra jonë e parë ishte të punësonim trajnerin më të mirë në dispozicion dhe këtë e arritëm me zotin Bekim Isufi. Ne besojmë se KF Ferizaj ka një nga menaxherët më të mirë në vend.

Përtej kësaj, ne kemi të rreshtuar njerëz me përvojë për të ngritur një akademi për të rinjë, kemi ndërmend të ndërtojmë objektet e trajnimit të klasit të parë, kemi punuar në një model per tregti lojtarësh për t'i dhënë KF Ferizaj qasje në talentet e klasit të lartë dhe potencialisht në të ardhurat fitimprurëse të shitjeve. Më në fund, ne kemi yje Anglez të profilit të lartë të Premier League të etur për të ardhur dhe mbështetur ngritjen e klubit me seanca stërvitore. Po i kërkojmë të gjithë mbështetësve të klubit të lexojnë këtë deklaratë dhe të na besojnë kur ju themi se jemi në anën tuaj.

E ardhmja me të vërtetë është e ndritëshme! Urimet më të mira”, kjo është letra e investitorëve anglez. Kjo letër u publikua nga klubi në versionin shqip dhe anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat