Prishtina – Drenica, rezultat befasues

Futboll

Prishtina – Drenica, rezultat befasues

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:08
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Prishtinës e Drenicës, në të cilën nuk ka pasur fitues dhe as gol të shënuar.

Ndeshja e mbetur e javës së 8-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll është mbyllur me rezultatin më të papopullarizuar (0:0), madje ka qenë tepër e varfër edhe për nga rastet e shënimit.

Duke përjashtuar minutën e 67-të kur Gauthier Mankenda i Prishtinës qëlloi shtyllën, pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka qenë aspak interesante.

Vendësit e patën më tepër topin në pronësi, loja më shumë u zhvillua në pjesën që i takonte Drenicës, por në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e 6-të, tani me 14 pikë, 6 më pak se Ballkani që e kryeson renditjen.

Ndërsa, Drenica renditet në pozitën e 8-të me 10 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat