Figo e fal Ronaldon për "nëse do të kisha gruan e tij, do të qëndroja në shtëpi"

Futboll

Figo e fal Ronaldon për "nëse do të kisha gruan e tij, do të qëndroja në shtëpi"

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 12:36
Pamje nga videoja

Luis Figo dhe gruaja e tij, Helene Svendin, ishin mysafirët e Pablo Motos në programin “El Hormiguero”. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga, si dhe modelja suedeze, nuk ngurruan të komentojnë me drejtuesin e emisionit frazën e famshme të Ronaldos.

“Fenomeni” e justifikoi kështu kolegun portugez të asaj kohe, që pëlqente jetën e natës, para presidentit Florentino Pérez: “Po të kisha gruan që ka Figo, unë gjithmonë do të qëndroja në shtëpi”. 

46-vjeçari luzitan ndalet në këtë moment pikant. “Unë e dija atë shprehje të Ronaldos, sepse e kisha komentuar me të në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë, e fal “Roni”, sepse ai gjithmonë tallej. Ajo që ai nuk dinte është se largohesha nga shtëpia, kur gruaja ime ishte në gjumë”, - tha me shaka e të qeshur Luis Figo.

Ish-futbollisti i njohur nuk ngurroi ta përkufizonte gruan e tij si "elegante, të ndjeshme, të bukur, nënë e shkëlqyer dhe më e rëndësishmja, një person shumë i mirë". Nga ana e saj, Helene Svendin e përkufizoi Figon si "një person, që ka e bërë të ndjehet sikur kanë lindur për njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat