Solskjaer: Martial e Wan Bissaka mund të luajnë kundër Liverpoolit

Futboll

Solskjaer: Martial e Wan Bissaka mund të luajnë kundër Liverpoolit

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:54
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar që Aaron Wan-Bissaka dhe Anthony Martial mund të rikthehen në ndeshjen e të shtunës.

“Djajtë e Kuq”, do të ndeshen me Liverpool këtë të diele në kudër të Premier Ligës.

Kjo ndeshje do të këtë rëndësi të madhe për të ardhmen e teknikut norvegjez, pasi është në një formë zhgënjyese.

Solskjaer tha se Martial dhe Wan Bissaka mund të luajnë, por nuk janë të gatshëm për të luajtur 90 minuta.

“Nuk mund t’iu tregoj se cilët lojtarë do të luajnë. Aaron dhe Anthony janë trajnuar mirë dhe mund të zgjedhën. Mund të luajnë 30-45 minuta, por do të shohim”, deklaroi ai.

United këtë sezon është në formë të dobët pasi është në vendin e 12-të me vetëm 9 pikë të grumbulluar në tetë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat