De Laurentiis: Për atë refuzova 105 milionë euro, Ancelotti mund të qëndrojë edhe 10 vite

Futboll

De Laurentiis: Për atë refuzova 105 milionë euro, Ancelotti mund të qëndrojë edhe 10 vite

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:58
Aurelio De Laurentiis

Aurelio De Laurentiis foli jashtë ndërtesës së Bashkisë së Napolit për t'i dhënë fund polemikës mbi “San Paolo”, që po vazhdon prej muajsh.

Po ashtu, u ndal te situata me trajnerin e vet: "Kam dëgjuar shumë zëra për Ancelotti, por janë të gjitha pa kuptim. Ai mund të qëndrojë këtu edhe për dhjetë vite të tjera. Unë kam një trajner shumë të mirë, kemi një marrëdhënie miqësore, gëzojmë respekt reciprok. Kam dëgjuar dhe lexuar shumëçka, se qenkam grindur me atë. Po e përsëris, sikurse e kam thënë gjithmonë: Ancelotti mund të qëndrojë këtu edhe dhjetë vite të tjera”.

Më pas, disa fjalë për Kolulibaly:

 “Interesim nga Real Madridi dhe Barcelona? Unë jam shumë i kënaqur nga njeriu Koulibaly, përveç si futbollist, ndaj nuk e kam shitur as për 105 milionë euro. Patjetër, do të vijë një kohë, kur të detyrohemi të shesim lojtarë të caktuar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat