Tottenham sytë drejt mesfushorit të Realit

Futboll

Tottenham sytë drejt mesfushorit të Realit

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:50
Christian Eriksen

Tottenham është duke shfaqur interesim për yllin e Real Madridit, Isco.

Sipas mediave angleze, Spurs po e shohin spanjollin si zëvendësimi adekuat i mesfushorit, Christian Eriksen.

Eriksen ka refuzuar kontratën e re duke kërkuar një sfidë të re dhe sipas disa spekulimeve do të transferohet në Real Madrid gjatë afatit dimëror.

Tottenham i ka ofruar danezit 60 milionë euro për të qëndruar, por oferta nuk është pranuar.

Ka pasur disa raportime që Tottenhami është duke shikuar yllin e Sportingut, Bruno Fernandes, mirëpo trajneri Mauricio Pochettino ka ndërruar mendim duke shfaqur interesim për yllin e Realit, Isco.

Isco ka shënuar 35 gola në 187 paraqitje për “Los Blancos” dhe pritet të luaj në ndeshjen e radhës kundër Mallorcas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat