"Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta edhe kur të jetë 40 vjeç".
Ky është mendimi i Valter Di Salvo, ish-përgatitësi atletik i portugezit në kohët e Manchester United dhe Real Madrid. Di Salvo, në një intervistë të dhënë për "Tuttosport", ka zbuluar se cili është një nga sekretet e yllit 34-vjeçar të Juventus-it.
"Aspekti psikologjik është thelbësor dhe mentaliteti i tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë; karakteristikat e tij e lejojnë të shënojë akoma shumë në të gjitha mënyrat. Është në gjendje të mirë fizike dhe kujdeset shumë për trupin e tij", ka thënë Di Salvo.