Koulibaly: Ata duhet të kenë turp, jo ne

Futboll

Koulibaly: Ata duhet të kenë turp, jo ne

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:19
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly është kthyer të flasë për racizmin.

Mbrojtësi senegalez i Napoli-t do të jetë i ftuar në emisionin "Sky Room", që ka publikuar disa deklarata të futbollistit.

"Duhet të luftojmë në stadiume, por edhe në shkollat e futbollit. E dimë që është e vështirë të marrësh një pozicion në gjëra të tilla, por janë gjëra që duhen luftuar dhe nuk duhet të kemi trup të luftojmë racizmin, duhet të kenë turp ata që bëjnë buu", ka thënë Koulibaly.  

"Një mesazh për racistët? Nëse nuk i njeh njerëzit, është e vështirë t'i shpjegosh se nuk duhet të jenë racistë. Unë i fitoj të vijnë këtu me mua, do të shohin se jam një person normal".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat