Flamurtari emëron trajnerin e ri

Futboll

Flamurtari emëron trajnerin e ri

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:45
Flamurtari emëron trajnerin e ri

Menjëherë pas barazimit me Drenicën (0:0), në ndeshjen që u zhvillua sot në Prishtinë, Artim Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Flamurtarit.

Mirëpo, kuqezinjtë nuk kanë humbur aspak kohë dhe menjëherë janë përcaktuar për pasardhësin e tij.

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina i cili ka konfirmuar trajnerin e ri në skuadrën “kuqezi”.

“Artimi para takimit të sotëm na ka informuar se për shkaqe personale, pa marrë parasysh rezultatin do të largohet. Këtë vendim na e komunikoi njerëzve në udhëheqësi të klubit dhe presidenti i klubit e aprovoi”, ka thënë Morina.

Tutje Morina tha se trajner i ri i skuadrës do të jetë Sunaj Keçi.

“Trajner tashmë i ri te Flamurtarit do të jetë Sunaj Keçi, i cili ka punuar një kohë të gjatë me ekipin”, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat