Shaqiri nuk luan, Crouch tregon arsyen

Futboll

Shaqiri nuk luan, Crouch tregon arsyen

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:08
Crouch dhe Shaqiri

Xherdan Shaqiri edhe më tutje nuk është pjesë e planeve të Jurgen Klopp, përkundër faktit se pëlqehet nga tifozët, por edhe punon shumë për pozitën e tij.

Shaqiri refuzoi grumbullimin me kombëtaren zvicerfane që t’i përkushtohej punës që të fitonte një vend në formacionin e ‘Reds’, por nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Ish anëtari i Liverpool, Peter Crouch, ka thënë se Shaqiri është i aftë, por Klopp nuk i beson atij.

“Nuk jam i befasuar që Liverpool e transferoi pasi ai është nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur” ka thënë fillimisht  Crouch.

“Ai mund ta bëjë diferencën. Nëse Klopp nuk i beson dikujt 100 për qind, ai nuk do ta luajë” ka thënë tutje anglezi.

Shaqiri nuk pritet të jetë në pozitën e titullarit as në ndeshjen që ‘Reds’ e luajnë këtë fundjavë kundër Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat