U përfol se kërkoi largimin në janar, mesfushori i Milanit pendohet!

Futboll

U përfol se kërkoi largimin në janar, mesfushori i Milanit pendohet!

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:27
Pamje nga ndeshja

Milani pësoi një humbje të hidhur mbrëmjen e kaluar ndaj Lazios me shifrat 1-2, me kuqezinjtë që vijojnë të zhgënjejnë këtë sezon. Të vetmit lojtarë që shpëtuan nga kritikat një natë më parë kanë qenë Theo Hernandez, Bennacer si dhe Rade Krunic.

Pikërisht ky i fundit ishte përfolur për një largim në janar, pasi hapësirat nuk kanë qenë të shumta për të. Gjithsesi, duket se ka mjaftuar vetëm një ndeshje për të ndërruar mendjen e boshnjakut.

Sipas asaj që raporton “Calcio mercato”, Krunic ndjen se ka besim nga trajneri Pioli dhe se nuk do të lëvizë në janar nga “San Siro”. Javën e kaluar, agjenti i mesfushorit nga Bosnja, kishte deklaruar për mediat boshnjake, se vetë Krunic i kishte kërkuar që në janar të huazohej, por tashmë duket se çdo gjë ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat